Po gërryenin lumin Vjosa me mjete të rënda, arrestohen dy persona

Shqipëria

Po gërryenin lumin Vjosa me mjete të rënda, arrestohen dy persona

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Dy persona me iniciale D. T., 62 vjeç, banues në Frakull dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran të Fierit janë arrestuar pasi po gërryenin lumin Vjosa me mjete të rënda.

Operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër 3” u finalizua me sekuestrimin e një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit.

Mbi autorët rëndon akuza e “Dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat