Makina përplaset me motomjetin, dy të lënduar në Vlorë

Shqipëria

Makina përplaset me motomjetin, dy të lënduar në Vlorë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Policia bën me dije se rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar.

Të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat