Qytetari shqiptar: S’martohem pa i bërë 50 vjet se nuk dua të grindem me gruan

Shqipëria

Qytetari shqiptar: S’martohem pa i bërë 50 vjet se nuk dua të grindem me gruan

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:51
Qytetari

Pjesë e rubrikës “Box Pop” në Abcnews.al e gazetarit Ermal Vaka është bërë një qytetar, i cili ka shprehur një mendim ndryshe sa i përket martesës.

Qytetari ka thënë se ai do të martohet pas moshës 50-vjeçare, pasi nuk do të grindet me gruan.

Sipas tij mosha ideale që një burrë të martohet është 50-vjeç dhe të marrë një grua nga mosha 25-35 vjeç.

“Njeriu sa më i kulturuar është aq më pak fëmijë bën. Unë jam 45 vjeç dhe jam akoma beqar. Nuk e ndjej akoma të nevojshme të krijoj një familje dhe të grindem me gruan gjithë ditën. Do martohem mbas moshës 50 vjeç siç bëjnë mbretëritë. Gruan do e doja 25-35 vjeçe, jo më shumë. Ndërsa mosha e duhur për tu bërë prind është 55 vjeç”, u shpreh qytetari.

Pamjet KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat