Ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë një burrë në Fier

Shqipëria

Ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë një burrë në Fier

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Policia e Fierit njofton se një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në Roskovec.

Njoftimi:

FIER

Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat