Goditet banda që grabiste statuja historike në Greqi, disa të arrestuar, mes tyre një shqiptare

Shqipëria

Goditet banda që grabiste statuja historike në Greqi, disa të arrestuar, mes tyre një shqiptare

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Policia greke ka goditur një grup kriminal që grabisnin statuja me vlerë historike. Mediat në Athinë raportojnë  se pjesë e këtij grupi ishte edhe një grua shqiptare.

Statujat që grabisnin ishin me vlera historike si edhe artistike, përkatësisht statuja si ato të Eleftherios Venizelos, heroit Delvois, Philidas, Sinopoulos, Stelios Kazantzidis.

Grupi u shkatërrua pas denoncimeve të shumta për të cilat nisën menjëherë hetimet. Pjesë e grupit ishte edhe një grua nga Shqipëria 35-vjeçe dhe të tjerët i përkisnin moshave 36, 32, 53 vjeç.

Banda ishte e njohur për grabitje, heqje të sendeve me vlerë të ekspozuara në ambiente publike si edhe njihej për shkelje të ligjit për armët.

Pas kontrollit në banesën e 35-vjeçares, iu gjet dhe u sekuestrua një pushkë gjuetie dhe 3 gëzhoja. Gjithashtu u sekuestrua makina që ata përdornin si mjet për kryerjen e veprave penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat