Tha “foltore dhe gojore”/ Flutura Açka reagon për fjalorin e Ramës: Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!

Shqipëria

Tha “foltore dhe gojore”/ Flutura Açka reagon për fjalorin e Ramës: Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 14:48
Edi Rama

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në parlament nga kryeministri Edi Rama. Açka shkruan në “Facebook” se e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete, duke iu referuar replikës së Grida Dumës.

Duke iu kthyer fjalës së Ramës, deputetja e PD shkruan se ai tha ‘gojore’ dhe ministret e tij e duartrokitën, teksa i drejtohet Zotit t’i ruajtë gratë nga çmendina e tij.

POSTIMI I PLOTË

Kur nuk flasin burrat e Parlamentit, të cilët e kishin për detyrë. Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, “pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm “foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:

Grida Duma: “Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.”

“Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij, dhe ato e duartrokitën fjalimin e tij. Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat