Tregtonte ilaçe kontrabandë, arrestohet 52 vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Tregtonte ilaçe kontrabandë, arrestohet 52 vjeçari në Tiranë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar i identifikuar si Ilirian Mërkuri është arrestuar, pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara në Tiranë.

Në operacionin policor të koduar “Medicines”, u procedua në gjendje të lirë një 47-vjeçarja me inicialet M. G., banuese në Tiranë, e cila blinte medikamentet kontrabandë.

Në banesën e 52-vjeçarit në Komunën e Parisit janë sekuestruar sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore dhe një shumë parash.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që shtetasja 47-vjeçarja po blinte ilaçet të cilat rezultuan pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat