Vajza u vdiq në Himarë – familja Avdia jetonte prej 24 vitesh në Londër, tragjedia e 7 vjeçares i ndryshoi jetën

Shqipëria

Vajza u vdiq në Himarë – familja Avdia jetonte prej 24 vitesh në Londër, tragjedia e 7 vjeçares i ndryshoi jetën

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:38
Pamje nga bregdeti shqiptar ku mbeti e vrarë 7 vjeçarja

Babai i Jonadës, Bledar Avdia prej shumë vitesh është emigrant në Angli me dokumente të rregullta dhe kishte marrë nënshtetësinë.

Top Channel shkruan se ai bashkë me familjen jetonin në zonën Barking në lindje të Londrës ku prej 1998 janë vendosur një komunitet i madh shqiptarësh mes tyre shumë nga Tropoja.

Bledar Avdia prej vitit 2018 është pronar i një kompanie e cila merret me gërrmime të themeleve të ndërtesave. Ai jetonte në shtetin ishull me dokumente të rregullta dhe kishte marrë nënshtetësinë angleze.

Pak ditë më parë, bashkë me gruan dhe vajzën shtatë vjeçare, ai u kthye në atdhe dhe zgjodhi Himarën për të kaluar disa ditë të qeta me familjen.

Një gomone që drejtohej nga polici Arjan Tase doli në breg të detit në plazhin e Potamit dhe me helikat e mjetit të fuqishëm lundruar copëtoi trupin e vogëlushes.

Sot vajza po përcillet në banesën e fundit, në shtëpinë e gjyshërve të saj në Laprakë. Jeta për familjen Avdia ka ndryshuar përgjithnjë, ndërsa shqiptarët ndihen gjithnjë e më të pasigurt nga shoferët e pakujdesshëm në rrugë dhe në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat