Ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit në lokalin e tij/ Arrestohet 31 vjeçari nga Tirana

Shqipëria

Ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit në lokalin e tij/ Arrestohet 31 vjeçari nga Tirana

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31 vjeçar, pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit në lokalin e tij.

Në një njoftim, policia bën me dije se gjatë kontrollit, shtetasit L.V iu gjet në  aparatin e tij celular, programe për lojëra fati dhe të dhëna të ndryshme për vendosjen e basteve sportive.

Ndaj 31 vjeçarit rëndojnë tre vepra penale; “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last game”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte veprimtarinë e palejuar të lojërave të fatit, në lokalin e tij, në Shkozë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last game”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– L. V., 31 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. V., në rrugën “Fehmi Ibrahimi”, në Shkozë, në aparatin e tij celular, iu gjetën programe për lojëra fati dhe të dhëna të ndryshme për vendosjen e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat