Nga Tirana në Pogradec shitën ar falso me vlerë 200 mijë euro, arrestohen dy 70 vjeçarët italianë

Shqipëria

Nga Tirana në Pogradec shitën ar falso me vlerë 200 mijë euro, arrestohen dy 70 vjeçarët italianë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 10:08
Te arrestuar janë F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano

Dy shtetas italianë janë arrestuar pasi akuzohen se  bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar falso.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.”

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Te arrestuar janë F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano,  Itali.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat