“Rama është kryeoligarku i Shqipërisë”/ Vjen paralajmërimi i Metës: Ora e shtetit po vjen!

Shqipëria

“Rama është kryeoligarku i Shqipërisë”/ Vjen paralajmërimi i Metës: Ora e shtetit po vjen!

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:01
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë të qartë objektivin kryesor të partisë së tij, që është rrëzimi i Edi Ramës.

Sipas Metës çmimi i karburanteve do të bjerë kur të ngrihet populli.

“Ne do bëjmë çdo gjë për çmimet që të bien dhe kjo do ndodhë kur populli të ngrihet! Askush nuk ka pse të shqetësohet as nga konferemncat me rëndësi që denoncim. Ne do vijojmë të bëjmë denoncime me fakte e prova. Jemi të qartë në objektivin tonë. Është vetëm një, Edi Rama, është kryeoligarku i Shqipërisë.

Të tjerët janë nënkontraktorë të Edi Ramës. Kush do shpërqendrohet nga objektivi kryesor, nuk bën mirë. Ora e drejtësisë po vjen. Për ta vendosur këtë sistem të kalbur përpara përgjegjësisë. Partia e Lirisë do bëjë çdo gjë. Kjo është pjesë e punës tonë të vazhdueshme.

Do të njohi përmasa spektakolare në javët që vjen. Ndërkohë, aksioni opozitar do jetë shumë herë më i fuqishëm se sa vetë denoncimet dhe faktet. Dara do i shtrëngohet çdo ditë. 10 vjet vjedhje mashtrime dhe borxhe, një poshtërim që i bëhet qytetarëve shqiptarë janë më shumë se mjaft”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat