Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka paralajmëron protesta e greva

Shqipëria

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka paralajmëron protesta e greva

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 20:47
Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes në selinë blu.

Edi Paloka paralajmëroi për greva dhe protesta, ndërsa bëri të ditur se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën.

“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë.

Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat