Shqipëria nis negociatat për grupin e kapitujve themelorë, në fokus “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”

Shqipëria

Shqipëria nis negociatat për grupin e kapitujve themelorë, në fokus “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Shqipëria ka nisur në Bruksel negociatat për grupin e kapitujve themelorë, ku në fokus ishte Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka.

Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” znj. Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të sistemit të drejtësisë, përgjegjëse në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore.

Takimi i sotëm u fokusua, ndër të tjera, në shpjegimin e standardeve të legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me garantimin e një mbrojtje gjyqësore efektive, politikat antikorrupsion, mbrojtjen e të dhënave personale, mosdiskriminimi, të drejtat e fëmijëve, liria e medias, etj.

Vendimi për hapjen e negociatave u mor në korrik pasi Shkupi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë.

Kjo dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund t’ë çojë në anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat