Durrës, një rrugë më emrin e Vaçe Zelës - Bota Sot
Durrës, një rrugë më emrin e Vaçe Zelës

Shqipëria

Durrës, një rrugë më emrin e Vaçe Zelës

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 12:42

Një rrugë në Durrës që deri pak kohësh njihej si rruga e lushnjarëve, sot mban emrin e mbretëreshës së këngës shqiptare, Vaçe Zela. Ishte një propozim i banorëve të lagjes, që u paraqit në mbledhjen përkatëse të Këshillit Bashkiak Durrës dhe mori miratimin e shumicës gjashtë muaj më parë. Banorët shprehen se emërtimi i një rruge me emrin Vaçe Zela, është një nderim për ta por dhe për ikonën e muzikës shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm qe ajo dha në artin shqiptar.
Vetëm 4 kilometra larg qendrës së Durrësit, rruga me gjatësi 170 metra ndodhet në Shkozet, afër zonës më të madhe industriale të Durrësit por dhe kryqëzimit të arterieve të mëdha automobilistike që lidhin jugun me Veriun përmes Durrësit. Përballë emrit të madh të Vaçe Zelës që rruga mbart, banorët kërkojnë më shumë vëmendje nga pushteti vendor në drejtim të infrastrukturës .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...