Sali Berisha goditet me grusht gjatë protestës, Tedi Blushi: Vepër direkte e Edi Ramës

Shqipëria

Sali Berisha goditet me grusht gjatë protestës, Tedi Blushi: Vepër direkte e Edi Ramës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:02
Sali Berisha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për sulmin fizik ndaj kryetarit të PD Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi akuzon kryeministrin Edi Rama si orkestrues i këtij sulmi.

“Vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës”, shkruan Blushi.

“Akti kriminal dhe burracak i sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha është vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës.

Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriotë!”, thekson ai në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat