Prodhime nga deti në vend të gjelit! Vlonjatët kërkojnë alternativa për shpendin e shtrenjtë

Shqipëria

Prodhime nga deti në vend të gjelit! Vlonjatët kërkojnë alternativa për shpendin e shtrenjtë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Çmimi i gjelave të detit edhe për këtë vit është i njëjtë me vitin e kaluar. 1000 lekë kg për gjelin e detit( peshe e gjallë) dhe 1200 për pulat e detit. 

Kjo është panorama e tregut të  shitjes së shpendëve në hyrje të autostradës Vlorë – Levan këtë fundjavë.

Mungojnë kushtet por dhe tregtarët rrezikojnë pasi në atë rrugë kalojnë makina  të tonazhit të rëndë.
Ndërkohë që na ndajnë dhe tetë ditë nga ndërrimi i viteve qytetarët vlonjatë,  nuk e kanë  humbur interesin e  blerjes të  gjelin e detit.

Tregtarët e gjelave nuk kanë asnjë lajm të mirë për blerësit kur vjen puna tek çmimi.

Me të tilla çmime, vlonjatëve do tu duhet të kenë në tavolinat e festive të fund-vitit, më shumë prodhime deti e më pak mish gjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat