Policia, kontrolle në Berat për Andrew Boden

Shqipëria

Policia, kontrolle në Berat për Andrew Boden

Më: 7 janar 2023 Në ora: 16:07
Andrew Boden

Policia e Tiranës po ushtron kontrolle në Berat me qëllim sigurimin e informacioneve për vendodhjen e Andreë Boden, i dyshuar si ekzekutori biznesmenit, Edmond Papa.

Agjentët e Kriminalistikës mbërritën në qytetin e lindjes së vrasësit të dyshuar, pas informacioneve të siguruara se 1 ditë para zbardhjes së ngjarjes ai kishte aplikuar për pasaportë.

Për të kuptuar lëvizjet e 44 -vjeçarit, hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera filmike në qytetin e Beratit, ku dyshohet se la dhe gjurmën e fundit.

Dyshohet se Bode mund të jetë larguar në Greqi, por nuk përjashtohet mundësia që ai të fshihet ende në vendlindje.

Përfshirja në vrasje e Andrew Bodes dhe Albano Velos tashmë të arrestuar u provua nga policia përmes pamjeve filmike dhe automjeteve të përdorura në ekzekutimin e 16 Dhjetorit në zonën e Selitës.

30 vjeçari, Velo u kap nga kamera e sigurisë së një lavazhi ndërsa, Andreë Bode krahas pamjeve filmike u tradhëtua dhe nga GPS i makinës “SMART” që mori me qira, përmes të cilës ndoqi lëvizjet e Edmond Papës para vrasjes.

I arrestuari Velo e ka mohuar autorësinë në krim, ndërkohë që policia, krahas kërkimeve për Boden po punon edhe për zbardhjen e motivit të vrasjes.

Një nga pistat e mundshme është lidhja e kësaj ngjarjeje me ekzekutimin me tritol të Aleksandër Sadikajt, në Qershor të vitit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat