​Tërmet në Shqipëri - detajet e fundit

Shqipëria

​Tërmet në Shqipëri - detajet e fundit

Më: 15 janar 2023 Në ora: 23:01 Përditësuar në ora: 23:28 më 15.01.2023
Foto ilustrim

Tërmeti, Veliaj: Të gjitha shërbimet tona të emergjencës në gatishmëri; Na sinjalizoni për çdo problematikë

Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.

Nje vale termetesh jane ndjere ne Tirane. Sherbimet tona te emergjences kane kaluar ne gatishmeri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjehere ne nr. ☎️ 112 ose zjarrifikesit nr. 128 🚒!
Kujdes per njeri-tjetrin! #BASHKE
“, shkruan Veliaj.

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

Lëkundje të fuqishme tërmeti raportohet të jenë ndjerë sonte në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, lëkundjet ishin të magnitudës 5.2 me qendër pranë Durrësit.

Megjithatë mëpas, magnituda ka ndryshuar sipas institutit për matjen e lëkundjeve, duke e finalizuar atë në 4.7.

Tërmeti raportohet se u ndje edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Raportohen dëme të lehta në Xibër

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

​Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa qytete të Shqipërisë.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,24 Rihter.

Pas tërmetit të parë, është regjistruar edhe një lëkundje tjetër më e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat