Kuvendi në Shqipëri/ Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

Shqipëria

Kuvendi në Shqipëri/ Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 10:23 Përditësuar në ora: 13:32 më 02.02.2023
Edi Rama

Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

Në Shqipëri është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë seancë Edi Rama u sulmua me “serum” nga deputetët e opozitës.

 

“Rama fshihet pas fustanit të Elisës”, Spiropali: Keni frikë nga gratë

Ministrja shqiptare e Shtetit, Elisa Spiropali u përplas me deputetin demokrat, Gazment Bardhi i cili refuzoi që përgjigjet në interpelancën që kërkuan me kryeministri Edi Rama t’i marrë prej saj.

Rama është thirrur në seancë për t’u përgjigjur për lidhjet e tij me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Bardhi deklaroi se kryeministri Rama fshihet pas fustanit të Elisa Spiropalit, ndërkohë që ministrja u shpreh se nuk ka rëndësi nëse vishet me fustan apo pantallona, por e rëndësishme është që në parlament të thuhen të vërtetat.

Spiropali tha se qëllimi i mazhorancës është që të japin përgjigje për të gjitha të pavërtetat që sipas saj ka ngritur opozita lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Sërish ju pyes zoti Bardhi: pse keni frikë nga gratë? Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona, nuk mund të lejojmë që të ngrini një shtjellë të tërë gënjeshtrash dhe në mos t’ju japim përgjigje. Po ju pyes: i doni apo jo përgjigjet. Këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë sot dhe bërtasin, nuk e pres nga ju që jeni në një farë mënyrë profesionistë”, tha Spiropali. 

Opozita kërkon interpelancë për çështjen McGonigal, Rama nuk shkon në Kuvend por reagon në rrjetet sociale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është paraqitur sot në Kuvend në interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike ndaj tij në lidhje me përfshirjen në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Bëhet me dije se Rama ia ka ka deleguar kompetencën ministers së Shtetit Elisa Spiropali, për tu përgjigjur në emër të tij.

Kjo është hera e dytë radhazi që Rama mungon në seancë plenare edhe pse prej ditësh deputetët e opozitës i kanë kërkuar që të përgjigjet për përfshirjen e tij me McGonigal. Opozita e akuzon kryeministrin se ka korruptuar agjentin e kundër-zbulimit të FBI-së për të goditur opozitën.

Kjo situatë ka krijuar debate dhe kundërshti nga deputet e opozitës të cilët kërkojnë me ngulm praninë e tij në Kuvend.

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar ashpër në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të fshihet pas Elisa Spiropalit, Agron Nezës apo McGonigal. Gjithashtu theksoi se nuk pranon të vazhdojë interpelancën në Kuvend, nëse i pranishëm nuk do të jetë vetë kryeministri Rama.

Ndërkohë, Rama ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale.

“Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!,” ka thënë Rama në një portim në Twitter.

“Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim,” shtoi ai.

“Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë”, tha Rama.

Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza. Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.

Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama. Së bashku ata u takuan më pas dhe në New York.

Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare”.

Zoti Rama nuk dha asnjë shpjegim se përse takimet me ish zyrtarin e FBI-së janë zhvilluar në prani të personave privatë, por dha disa shpjegime rreh marrëdhënieve të tij me ta. 

Kuvendi rrëzon kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin

Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës ku u kërkua mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka dhënë argumentet pro kërkesës së opozitës për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se janë vendosur nën hetim Kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në përpjekjen e tyre të financimit me para në dorë dhe të financimit me interesa milionëshe për të ekzekutuar, për të eliminuar opozitën e vendit.

“Dora kryesore që godet opozitën sot është vetë kryeministri i investuar në çdo qelizë të korruptimit të shoqërisë shqiptare. Ka korruptuar ekonominë, mediet, parlamentin dhe kaloi oqeanin, donte të korruptonte SHBA vetëm e vetëm që  të realizojë ëndrrën e tij, eliminimin e opozitës me qëllim që të sundojë me një regjim putunist”, tha ai.

Pas mendimit kundër nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, Kuvendi hodhi në votim kërkesën e opozitës për ndryshim të rendit të ditës, ku kërkohej që pjesë të saj të jetë dhe mocioni me debat.

“Me 39 pro, 66 kundër, bie kërkesa, vijohet me rendin e ditës”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Situatë kaotike në Kuvend për skandalin e fundit, Baçi paralajmërim Nikollës: Thërrisni Ramën

Seanca plenare e kësaj të enjteje është kthyer sërish në kaotike, me deputetët e opozitës të cilët kanë bllokuar foltoren të rrethuar nga garda.

Në fjalën e mbajtur, deputeti i PD-së Luan Baçi kërkoi anulimin e seancës së kaluar, rimiratimin e ligjeve të cilët kaluan në parlament dhe thirrjen e kryeministrit në seancën plenare të përgjigjet për përfshirjen në çështjen McGonigal.

Baçi iu drejtua me një ton të lartë dhe kryetares së Kuvendit, duke i kërkuar të respektojë rregulloren.

“Gjithmonë për procesverbalin, e enjtja e kaluar ishte një seamcë e turpshme. I gjithë procesverbali nuk duhet të kalojë.

Nuk përballeni dot me Sali Berishën. Thërrisni kryeministrin të përballet me gjithë opozitën këtu në parlament në lidhje me skandalin ku është përfshirë. Ajo seancë nuk duhet pranuar duhet anuluar dhe ato ligje duhen votuar përsëri. Votoni ju, por votoni në bazë të rregullave.

Parlamentin e keni kthyer në noter të kryeministrit. Shumë herë jemi përballur bashkë, Baçi e kam mbiemrin, Luan Baçi ta mbash mend mirë”, tha Baçi.

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me debate të forte. Ndërsa mori fjalën Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej: “Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”.

Në këtë moment  ka ndërhyre Lindita Nikolla duke i hequr fjalën. Sakaq foltorja është rrethuar nga Garda për shkak të tensioneve të krijuara.

Vokshi: Është turp zonja kryetare që ju lejoni që të veprohet në këtë mënyrë

Nuk mund ta hamendësoni ju se çfarë duhet apo mungon në procesverbal.

Vokshi: E kam kërkuar fjalën disa herë

Nikolla: Bllokuat foltoren duke shkelur rëndë rregulloren e Kuvendit.

“Po e trajtoni si Tokë e Xanun”, Taulant Balla për opozitën: Kuvendin nuk e pengoni dot

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ia bëri të qartë deputetëve të opozitës se Kuvendin nuk mund ta trajtojnë si “tokë e zaptuar”.

Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit miratimin e kërkesës për procesverbalit dhe vijimin e punës dhe rendin e ditës. Sipas tij, opozita nuk mund ta bllokojë seancën plenare, pavarësisht dëshirave të saj.

Deputetja që sapo foli [Ina Zhupa], tha se këtu nuk behët seanca, tha se kjo është “Tokë e Xanun” dhe tani e kemi zaptuar dhe  do ta marrim. Këtu kemi një problem mes vetes, me njëri tjetrin, se po të ishin seriozë dhe po të donit të bënit një mocion me debat, do kishit mësuar nga kjo.

Ka afate. Edhe nëse do kishte ardhur kërkesa dje, nuk do përfshihej.  

E vërteta është se kur flet Albana për injorancën, kjo e fundit çohet nga varri. Kemi bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, sepse ajo është kërkesa e parë, dhe do ta ftoja Kuvendin, dhe gjëja e parë që ndodh, është të votohet kjo kërkesë.  

Do kërkoja të mbyllim votimin dhe pastaj të procesojmë për gjërat që kemi përpara. Kuvendin nuk e pengoni dot”, tha ai

“Parlamenti mos kthehet në zyrë të qeverisë”, Tabaku e Nikolla replika në seancë

Tabaku: Disa e kanë seriozisht parlamentin. Vijmë të flasim të diskutojmë e debatojmë. Javën e kaluar iu hoq fjala gjysmës së deputetëve. Parlamenti s’mund të kthehet në zyrë të qeverisë. Të drejtën e fjalës s na e hiqni dot. Sot kemi nevojë për transparencë.

Ofroini qytetarëve të vërtetën. Heqja e fjalës është antikushtetuese. Askush s ka të drejtë të heqë të drejtën e fjalës. Kërkesën për mocion unë besoj na takon konferencës të mblidhemi të diskutojmë. Ligjet e tjerë për florën, faunën etj, janë shumë të rëndësishme,por lëri deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre.

Nikolla: Kur vjen kërkesa, janë tre ditë për të thirrur Konferencën e Kryetarëvë. Kërkesa ka ardhur dje. Rregullorja e përcakton qartë. Interpelanca është future në pikën e parë të rendit të ditës. Ndaj mos mbajmë ligjërime sikur medemek po respektojmë rregulloren.

-------------------------

Seanca plenare e të enjtes nisi me debate dhe tensione, pasi nënkryetari i PD, Luciano Boci ka akuzuar mazhorancën për ‘eleminimin’ e opozitës pas vendimit për përjashtimin e 5 deputetëve mbështetës të grupit të Sali Berishës.

Nikolla: Ka një rregullore Kuvendi. Dy minuta i ezauroi Boci dhe pse nuk foli për procesverbalin.

Pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Bocit, deputetët e PD, të grupit të Berishës u ngritën dhe rrethuan foltoren, teksa u afrua dhe Garda.

“Ky kryeministër autor i krimit duhet të jetë këtu. Nga këtu ky kryeministër duhet të dalë me pranga në duar”, tha Boci.

Nikolla: Uluni ne vend pse kerkoni ta minoni qe ne fillim seancen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat