Celibashi tha se PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, reagon për herë të parë Berisha

Shqipëria

Celibashi tha se PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, reagon për herë të parë Berisha

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:50
Sali Berisha

Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryekomisionerit Celibashi se PD rrezikon mosregjistrim në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Berisha tha se për PD ka një vendim Gjykate që ka njohur Kongresin e 11 Dhjetorit. Ai vijoi akuzat ndaj kryeministrit duke u shprehur se është ai që mban peng vendimin e Gjykatës.

“PD ka vendim të gjykatës për Kongresin e 11 Dhjetorit. Në çdo vend të botës ky vendim do të ishte regjistruar në Gjykatë. E mban peng Rama. Ne kemi vendimin e gjykatës kjo është e vërteta absolute.

Tani nëse do e zgjidhin ata është çështje e tyre, ne kemi vendimin e gjykatës, të gjitha të tjerat janë marrje peng. Unë para jush kam denoncuar autorët e pengmarres", tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat