Berisha bën apel: Të mërkurën në orën 10:00 rrethoni Kuvendin për t’i kërkuar llogari Ramës. T’ia bëjmë tsunam…!

Shqipëria

Berisha bën apel: Të mërkurën në orën 10:00 rrethoni Kuvendin për t’i kërkuar llogari Ramës. T’ia bëjmë tsunam…!

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 20:54
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët e Tiranës të jenë të pranishëm jashtë Kuvendit në seancën e ditës së mërkurë.

“Pasnesër në orën 10:00, e kemi thirrur në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty dhe të thonë zërin e tyre jashtë parlamentit.

Nuk mund t’i lihet parlamenti një krimineli si puna e tij. Të mërkurën në orën 10:00 ka urdhëruar Lindën që të përjashtojë 8 deputetë. Ne atë ditë kemi seancën e pyetjeve në parlament për Edi Ramën”-tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat