“Etika” rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin nga Kuvendi të Spiropalit

Shqipëria

“Etika” rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin nga Kuvendi të Spiropalit

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 23:20
Elisa Spiropali

Sekretariati i Etikës hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 10 ditë të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme me argumentin se gjuha e përdorur nga ministrja nuk përbën shkelje etike, siç pretenduan deputetët nga grupimi i Berishës. Ata theksuan se Spiropali ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetit Edmond Spaho.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në Komisionin e Etikës si një revolucionar i vërtetë.  Keqardhje që trashëgimia e tij e bilbilfryerjes nuk u trashëgua tek ju.

Ai ishte padiskutim më i guximshmi dhe më shumë vlerë se ju së bashku. Ai do jetë në zemrat tona, deri pas 20 ditësh, kur të jetë këtu për revolucionin e radhës. Ju po kërkoni kauzën aty ku nuk ka. Humbja më 14 maj do jetë çlirimi juaj.”, shprehej Spiropali në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat