“Belo” deformon deklaratën e tij: Tirana do të ketë trafik edhe kur të jetë me transport falas

Shqipëria

“Belo” deformon deklaratën e tij: Tirana do të ketë trafik edhe kur të jetë me transport falas

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:50
Belind Këlliçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi se kryeqyteti do të ketë trafik, edhe nëse transporti publik bëhet falas, ashtu siç ka premtuar nëse zgjidhet kryebashkiak.

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Këlliçi u shpreh se duhet punuar në mënyrë që trafiku në Tiranë të lehtësohet.

“Duke inkurajuar transportin publik falas, Tirana trafik do ketë, nuk mund të jetë pa trafik, në asnjë moment. Puna është ta lehtësojmë trafikun. Ta lehtësojmë, të mos jetë i ngarkuar në çdo orë të ditës, të inkurajojmë përdorimin e transportit publik, të inkurajojmë sa më shumë qytetarët që t’i lënë makinat e tyre nëpër shtëpi dhe të mundohen të mos t’i përdorin.

Kam një plan për shfrytëzimin dhe maksimalizmin e efiçencës së parkingjeve në Tiranë. Kam një plan që do ta bëj publik në ditët në vijim. Kam edhe unë një strategji elektorale sesi do të komunikoj. Njerëzit janë të interesuar se çfarë ka të bëjë me qytetin”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat