“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”, Belind Këlliçi prezanton prioritetet për Tiranën

Shqipëria

“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”, Belind Këlliçi prezanton prioritetet për Tiranën

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:36
Belind Këlliçi

Nga nisja e fushatës elektorale kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryeqytetin, Belind Këlliçi është në kërkim të një debati publik me rivalin e tij socialist Erion Veliaj.

“Gjej rastin, t’i shtroj dorën për një ftesë Erion Veliajt, për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”, tha Këlliçi.

Një thirrje e ka edhe për qytetarët që do i drejtohen kutive te votimit me 14 maj.

“Unë e di që ka një presion të jashtëzakonshëm  ndaj administratës publike, për të mos votuar Belind Këlliçin në datën 14 maj. Unë e di që Erion Veliaj po i kërkon me lista me nga 10 punonjës të gjithë drejtorëve  të tij në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur vendin e punës. Mos e shisni shpirtin për 50 mijë lekë apo për vendin e punës. I ndëshkoni me votë ato që tallen me ju, i ndëshkoni me votë ata që vjedhin çdo ditë”, shtoi Belindi.

Belind Këlliçi premton se nëse fiton betejën për Tiranën  do të realizojë zotimin për transport publik falas.

“Autobusi falas është do realizohet pas 14 majit”, u shpreh kandidati.

Kandidati për Tiranën u shfaq në një takim  përkrah aleatit demokristian Nard Ndoka, ku përsëriti premtimin për uljen e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm si dhe hapja e nënkalimit te Sheshi Skënderbej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat