“Shqipëria turistike”, Rama shpërndan shkrimin nga Washington Post

Shqipëria

“Shqipëria turistike”, Rama shpërndan shkrimin nga Washington Post

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij ka postuar një ndër shkrimet e publikuara për Shqipërinë në një prej gazetave më të madhe botërore, Washington Post.

Në këtë artikull media prestigjoze u ka propozuar turistëve amerikanë të vizitojnë Shqipërinë, madhe edhe si alternativë ndaj ishullit shumë të famshëm grek, Mikonos.

“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike, e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat