A do të lirohet Beleri nga burgu? Gazetari i njohur zbardh skenarin, ja kush pritet të jetë në krye të bashkisë së Himarës

Shqipëria

A do të lirohet Beleri nga burgu? Gazetari i njohur zbardh skenarin, ja kush pritet të jetë në krye të bashkisë së Himarës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 17:50
Fredi Beleri

Gazetari Stavri Marko tha në një intervistë për Euronews Albania se në Himarë është krijuar bindja se Fredi Beleri do qëndrojë në burg dhe bashkinë do ta drejtojë zëvendësi i tij.

Sipas Markos, zëvendësi i Belerit pritet të jetë një qytetar me 3 shtetësi; shqiptare, amerikane dhe greke.

“Tashmë është ndarë mendja për Belerin që do qëndrojë në burg, e rëndësishme është të krijohet administrata se duhet të nisë sezoni turistik. Bashkia u takon banorëve dhe nuk ka pse të vështirësohen gjërat.

Kjo iniciativë për Belerin, për krijimin e ekipit të tij do shoqërohet me surpriza, pasi kam informacion se ai që do të udhëheqë bashkinë Himarë, zëvendësi i tij do jetë një qytetar me tre shtetësi; shqiptare, greke dhe amerikane”, tha gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat