Rriten depozitat në euro/ Monedha europiane prek nivele rekord, po shkëmbehet me 108.73 lekë

Shqipëria

Rriten depozitat në euro/ Monedha europiane prek nivele rekord, po shkëmbehet me 108.73 lekë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Shqiptarët kanë shtuar kursimet e tyre në monedhën europiane. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit prill depozitat në total arritën vlerën 6.5 miliardë euro. Rritja është e konsiderueshme dhe vlerësohet me gati 16 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndësa në krahasim me muajin mars të këtij viti depozitat u shtuan me 73 milionë euro ndërsa në 4 muaj janë shtuar me 180 milionë euro

Ndikim në rritjen e depozitave ka dhënë edhe rritja e niormave të interesit nga Banka Qendrorer Europine çka ndikon direkt në rritjen e fitimeve.

Kursimet në euro janë shtuar si nga bizneset ashtu edhe nga individët.Kjo tendencë reflekton edhe prurjet e mëdha të eurove në tregun valuator.Gjithashtu ky tregues është edhe një shenjë që flukset e monedhës europiane po kalojnë më së tepërmi nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Aktualisht një euro po këmbehet me 108.73 lekë duke prekur rekorde të reja kundrejt monedhës shqiptare lekut.

Pvarësiht masave të mara rritja e depozitave në euro dhe shvlerësimi i kësaj monedhe janë tregues se ekonomia shqiptare po shkon drejt euroizimit.

Dobësimi i ndjeshëm i euros ndaj lekut po jep efekte të shpejta në uljen e nivelit të inflacionit në vend.

Ata që preken më së tepërmi nga kjo situatë janë eksportuesit të cilët do të marin më pak fitime nga ato që janë planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat