Rama në Fier: PS ka marrë rezultat historik falë mobilizimit tuaj

Shqipëria

Rama në Fier: PS ka marrë rezultat historik falë mobilizimit tuaj

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:09
Edi Rama

Partia Socialiste është ndalur në Fier për të falënderuar qytetarët për votëbesimin në zgjedhjet lokale. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, rezultati i 14 majit është historik për Partinë Socialiste.

“Ky rezultat, i cili nuk është thjesht më i miri historik në numër bashkish, por është më i miri në numër votash dhe është si rezultat i një produkt, i një pune dhe i një organizmi të jashtëzakonshëm sa vetë rezultati”, tha kryeministri.

Ai tha se Partia Socialiste ka sjellë këtë rezultat falë mobilizimit që ka pasur prej vitesh.

“PS ka qenë e mobilizuar dhe ka sjellë në kutinë e votimit numrin më të madh të votave që ne kemi marrë ndonjëherë”, tha Rama.

Kryesocialisti falënderoi edhe ata demokratë, të cilët nuk dolën në zgjedhje për të votuar dyshen e koalicionit Meta-Berisha, të cilët i konsideroi si hije të së shkuarës dhe që nuk përfaqësojnë asgjë për interesin e vendit.

“Hijet e se së shkuarës paraqiteshin si koalicion, i cili nuk i ofron asgjë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe është një turp në fletën e votimit dhe është një turp që na rëndon të gjithë. Edhe ata dua ti falënderoj që nuk dolën të votojnë. Ky rezultat është shpërblimi i një pune të madhe të shumë njerëzve, dhe nuk është pasqyra”, tha Rama.

 Ai u kërkoi kryebashkiakëve që besimin e qytetarëve ta kthejnë me punë dhe shërbime, dhe jo me premtime boshe.

“Besim po, por është një besim jo me kohë të pakufizuar se unë mendoj se ata që na kanë votuar nuk mund të presin edhe 10 vjet tjera për të mos pasur më tortura në marrjen e titujve të pronësisë, të pamundësie për regjistrimin e tokës së tyre, gjë që ndodh akoma. Kemi hequr radhët e njerëzve, kemi mbyllur zyrat, që për një kohë të gjatë thithën sa mundën nga të dyja xhepat e qytetareve. Përsëri kemi kadastrën që është, portreti i turpit tonë, kjo është e vërtetë, nëse nuk ia themi vetes këtë të vërtetë, duke sikur jemi të pajtuar, por ne nuk mund të pajtohemi me këtë dhe as me të vërteta të tjera, sepse janë pjesë e një procesi, sepse nuk mund të bëhen të gjitha përnjëherë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat