La Range Rover ndezur me bllokozh për të shkuar në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

Shqipëria

La Range Rover ndezur me bllokozh për të shkuar në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë e tipit “Range Rover” është vjedhur nga një fierak në Lungomare Vlorë.

Shoferja kishte lënë makinën ndezur me bllokosh për të shkuar në market, por pasi u kthe nuk e gjeti mjetin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe policia falë kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet ka mësuar itinerari i lëvizjes.

A.Goxhaj që vodhi makinën, është ndaluar nga policia pranë fshatit Panaja. Ai është 35 vjeç dhe rezulton me precedentë  të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat