Pse u godit me levë në kokë nga 5 persona, drejtori i “Delvina gaz”? Ndodhet në spital në rrezik për jetën, policia e fsheh ngjarjen

Shqipëria

Pse u godit me levë në kokë nga 5 persona, drejtori i “Delvina gaz”? Ndodhet në spital në rrezik për jetën, policia e fsheh ngjarjen

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident është raportuar në Delvinë. Drejtori i ‘Delvina gaz’ prej 3 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Babë e bir, Bledi dhe Enis Ali, Miri Bajrami dhe Ender Meleqi, ky i fundit nipi i nënkryetares së bashkisë së Delvinës Brunilda Meleqi, e kanë goditur drejtorin e “Delvina gaz” me levë në kokë.

Si pasojë e plagëve të mara Kristo Dhima, ndodhet në spital me 7 të qepura në kokë.

Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia, por burimet bëjnë të ditur se Dhima është goditur me leve në kokë nga 5 personat me qëllim për ta vrarë.

Gjithashtu sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për influence brenda kompanisë “Delvina gaz”.

Incidenti i rëndë nisi si një provokim, fillimisht me makinëm për xhamin e pasqyrës dhe përfundoi në dhunë e tentative vrasjeje.

Bledi Ali është hoxhë dhe duke menduar se është person me influence e mbështetje, merr përsipër sulmin me leve, ndërkohë që krimi është kryer nga Miri Bajrami.

Shefi i komisariatit me urdhër të shefave të lartë të policisë shoqëroi hoxhën dhe të birin, por i liroi për 30 min. duke e klasifikuar ngjarjen si sherr ordiner.

Ngjarja ka ndodhur të enjten (22 qershor) dhe akoma dhe sot policia nuk ka një njoftim zyrtar.

Viktima e dhunës Kristo Dhima ka njolle gjaku brenda kafkës dhe ende mjeket nuk japin garanci për jetën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat