Tentuan të vidhnin një kioskë në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari, nën hetim dy të mitur

Shqipëria

Tentuan të vidhnin një kioskë në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari, nën hetim dy të mitur

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan penalisht një shtetas të mitur 15 vjeç. Gjithashtu po punojnë për kapjen e një të mituri 17 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një kioskë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– P. U., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Prokop Mima”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin e Policisë së Forcës së Posaçme “Shigjeta”. Si pasojë janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë që ndodheshin në motomjet, (drejtuesi shtetasi A. Ll., dhe pasagjeri shtetasi E. P.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

– A. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volvo”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat