Rama shkarkoi Çuçin dhe emëroi Ballën si ministër të brendshëm, reagon ashpër politikani i njohur: Gjest mbijetese që siguron bandën e krimit

Shqipëria

Rama shkarkoi Çuçin dhe emëroi Ballën si ministër të brendshëm, reagon ashpër politikani i njohur: Gjest mbijetese që siguron bandën e krimit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:27
Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

I ftuar ditën e sotme në një lidhje skype ishte Gent Strazimiri, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike i cili ka komentuar emërimin e Taulant Ballës si ministër i brendshëm, propozuar nga kryeministri Rama.

Sipas Strazimirit, emërimi i këtij të fundit në krye të ministrisë së brendshme është një gjest mbijetese që arrin të sigurojë bandat krimin e organizuar.

Bledi Marku: Kjo që po ndodh në Ministrinë e Jashtme është më shuam një mashë në dorën e Ramës se  për të kontrolluar krimin e organizuar. Ju si anëtar i kryesisë PD, si e shihni këtë?

Gent Strazimiri: "Nuk ishte enigmë që minutat e Blendi Çuçit në Ministrinë e Brendshme kishin mbaruar. Dihej gjithashtu që ose më saktë flitet dhe është një e thënë që unë e besoj, që zoti Rrumbullaku para zgjedhjeve ka dhënë dorëheqjen por është thënë që do të qëndrojë ne detyrë dhe do të zëvendësohet në një moment të dytë.

Flitet gjithashtu që zëvendësuesja e tij do të ishte një femër, të cilat gjithsesi në një mënyrë ose tjetër e zbusin imazhin e ministrit të brendshëm dhe e gjitha kjo do të kishte qenë një lëvizje politike, sepse në fund të fundit apo edhe opozita e cila tenton të godosë ministrinë e brendshme dhe punën që bëjnë forcat e policisë që përballë ka një grua.

Ajo që nuk pritej të ndodhte ishte vendosja e Tauant Ballës në krye të Ministrisë sepse është politikani më i përfolur për lidhjen e krimit, nuk ka asnjë edhe një fotografi për përfshirjen në fushatë në Elbasan, Përrenjas apo Librazhd. Të vendosësh Taulant Ballën në krye të ministrisë së brendshme është një gjest mbijetese që arrin të sigurojë bandat krimin e organizuar që në fakt ja shkaktuan vetes banda Rama dhe jo Rrahja, duke publikuar videon.

Sigurisht që në Ministrinë e Brendshme tashmë do të ketë një koordinim më të mirë të bandave përmes Taulant Ballës, njeriut të bandave dhe politikanit më të përfolur për këtë punë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat