“Shqiptarët dhe opozita të reagojë”, Sali Berisha: Rama darkonte te hoteli i Pëllumb Gjokës

Shqipëria

“Shqiptarët dhe opozita të reagojë”, Sali Berisha: Rama darkonte te hoteli i Pëllumb Gjokës

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:44
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga tryeza e debatit “Pushteti i Krimit”, foli për arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama darkonte në hotelin e Pëllumb Gjokës dhe për shpërblim i shpallte hotelin si ‘hotel me 5 yje’.

Sakaq i bëri thirrje shoqërisë shqiptare dhe opozitës për të reaguar, pasi vota po shndërrohet në krim dhe krimi po kthehet në votë.

“Nëse marrim Pëllumb Gjokën, kanë ditur që vrau për të marrë 300 metër katror tokë në Velipojë, shkelmoi vendimet e gjykatave për të marrë pronat. E kanë ditur që një hotel që Rama darkonte me të, ta shpallet hotel me 5 yje.

Shqiptarët i kanë denoncuar dhe  nuk kanë heshtur. Pëllumb Gjoka, nuk është më i madhi, por Rama ka njerëz më të fortë dhe fuqishëm se ai, dhe vetë është në krye. Gjoka merr titullin dhe emrin e investitorit strategjik. Shoqëria shqiptare duhet të reagojë, opozita po ashtu, pasi është në rreth fatal ku vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë. Nuk ka për një komb hanxhar mbi qafën e tij më të rrezikshëm se këtë hanxhar”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat