Këta janë dy efektivët e plagosur pas përplasjes me makinën e italianëve

Shqipëria

Këta janë dy efektivët e plagosur pas përplasjes me makinën e italianëve

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një motor i Shqiponjave është aksidentuar mesnatën e së premtes, në Qafë Gjashtë, Sarandë pas përplasjes me një automjet që drejtohej nga shtetas italianë.

Lulzim Allkushi dhe Spiro Iljadhi janë dy efektivët që mbetën të lënduar.

Njëri prej tyre vijon të jetë i shtruar në spitalin e Sarandës, ndërsa tjetri ka marrë ndihmën e parë dhe është larguar.

Mësohet se që nga pasditja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task-Forcës së qarkullimit rrugor kanë kryer edhe arrestime për personat që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Sarandë e Ksamil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat