Rrëzohet kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 18:16
Fredi Beleri

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se do të vijojë procesi në themel për Belerin, teksa ky i fundit akuzohet se ka dhënë para në këmbim të votave, në zgjedhjet e 14 majit.

“Në seancën e ditës së sotme ka pasur mes tensione, familjarët e kanë cilësuar të turpshë vendimin e gjykatës. Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së avokatëve mbrojtës të Belerit, për të bërë betimin në Këshillin Bashkiak të Himarës. GJJKO ka rrëzuar vendimin e avokatëve mbrojtës. Kjo ishte kërkesa kryesore e avokatëve të Belerit, vijon procesi në themel sa i takon kryebashiakut të zgjedhur të Himarës, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje, së bashku me Pandeli Kokaveshi. Një nga kërkesat kryesore të akovatëve është rrëzuar, tani do të vijojë procesi në themel, ku sipas prokurorisë,  se ka dhënë para në këmbim të votav”, raporton gazetari Vija.

I zgjedhuri në zgjedhjet vendore të 14 majit si kryetar i Bashkisë Himarë, Alfred Beleri, u arrestua dy ditë para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat