Mbytet nga ushqimi një 51-vjeçar në Fier

Shqipëria

Mbytet nga ushqimi një 51-vjeçar në Fier

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar në Fier ka humbur jetën!

Shkak dyshohet se është bërë mbytja gjatë ushqimit që po konsumonte. Trupi i pajetë i 52-vjeçarit F.J ndodhet në IML, për kryerjen e ekspertizës.

Po ashtu një qytetar po nga Fieri i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Sheq i vogël”, ku mbeti i plagosur 49-vjeçari K.I, i cili ndodhet në spital nga plagët e marra.

Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e 2 rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat