Momenti kur ndërhyn policia, kush është i riu që lëvizte me armë në brez

Shqipëria

Momenti kur ndërhyn policia, kush është i riu që lëvizte me armë në brez

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 23:21
Ilustrim

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 22-vjecarin Rigels Mema, banues në Arbanë. Ka qenë sektori i trafiqeve në policinë e Tiranës të cilët kanë marrë informacione se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të Rigels Memës shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Nga informacionet e marra dyshohet se  22-vjeçari armën e zjarrit e kishte për ta shitur.  Policia ka nisur një hetim për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat