Spahiu zbulon planin e madh që po përgatitin amerikanët për Shqipërinë, ja çfarë tregon ardhja e Zelenskyt në Tiranë

Shqipëria

Spahiu zbulon planin e madh që po përgatitin amerikanët për Shqipërinë, ja çfarë tregon ardhja e Zelenskyt në Tiranë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 10:16
Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek debati pozitë-opozitë për ligjin për amnistinë penale, atë të Zonave të Mbrojtura dhe vizitën e presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelensky më 28-29 shkurt në Shqipëri.

Gjatë një interviste, zoti Spahiu zbuloi planin e madh që po përgatitin amerikanët për Shqipërinë, ndërsa zbuloi se çfarë tregon ardhja e Zelenskyt në Tiranë.

Ndër të tjera Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar një nga projektligjet më të diskutuara i cili u miratua ditën e djeshme në parlament vetëm nga votat e socialistëve.

Sipas Spahiut, Shqipëria është ende e papërgatitur për këto ligje dhe se nuk duhet të jenë bashkitë ato që administrojnë zonat e mbrojtura.

Zoti Spahiu, si fillim do të doja të pyesja për vizitën e Zelenskyt në Tiranë, pse Shqipëria pika kyçe?

Sepse Shqipëria është kthyer në kryeqendrën e stabilitetit rajonal dhe është bastioni më i fortë proamerikan. E ardhmja gjeopolitike e amerikanëve në rajon kalon transit nëpërmjet Shqipërisë. Amerikanët e shohin se shqiptarët janë më proamerikanët në Ballkan, e them në Ballkan dhe jo në Europë, sepse në Europë ata kanë polakët, sipas të gjitha sondazheve, pra janë ata fillimisht dhe më pas vijnë shqiptarët. Ardhja e Zelenskyt në Tiranë reflekton edhe njëherë të gjithë agjendën e BE dhe të Uashingtonit në dy vitet e fundit për mbështetjen që i japin Tiranës zyrtare.

Dy çështjet, amnistia penale dhe ligji që u votua, ai e zonave të mbrojtura, doja një koment për amnistinë penale, a ka një dëshirë të socialistëve për të pasur një lloj peshe në vendimet që merr SPAK dhe GJKKO?

Amnistia ka avantazhe dhe disavantazhe. Ajo është një lloj frymë mëshire që shtetit ka ndaj të dënuarve. Në kushtet ku është vendi ka dy problematika , njëra që e avantazhon aprovimin e amnistisë dhe tjetra që e disavantazhon. Burgjet janë plot dhe ne si kemi kapacitetet për të pasur më shumë të paraburgosur. Janë shumë të paraburgosur, sepse në paraburgim duhet mbajt i izoluar për efekt të hetimit. Amnistia ka edhe disavatazhe, burgjet nuk janë në të standard që të dënuarit të dalin të riedukuar ose të penduar për atë që ata kanë bërë. Ata dalin më kriminel se kanë qenë. Nga amnistia përfitojnë të dënuarit sepse politikanët të cilët janë ende në paraburgim dhe ligji i përjashton dhe s’janë në burgje prej vitesh.

Është normale që të jenë pjesë e amnistisë gjykimet e GJKKO dhe hetimet e SPAK?

Në vend të dënuarit nuk është se marrin dënime të lehta, sepse në tërësi të dënuarit marrin dënime shumë të rënda. Nuk mendoj se shoqëria pret që ata politikan që janë kapur me korrupsion të dalin të riedukuar, ata janë djegur sepse ligji si lejon më ata që të futen në politik. Mjafton që ata kanë shkuar në bankën e të akuzuarve.. atyre u është shkatërruar karriera, jeta, familja, çdo gjë. Pastaj kjo amnisti penale nuk i lejon ata që të përfitojnë. PD thotë që duhet të amnistohen ata që janë në burgje për protesta deri në 2020, ndërsa PD e Rithemelimit thotë se duhet të amnistohen ata deri në 2024. Nuk mendoj se ata bëhen merak se përfiton Lefter Koka apo jo, ai nuk ka ende një vendim të formës së prerë.

Ligji për emigrantët mori miratim nga Parlamenti, e prisje?

Ligji për emigrantët është njohur edhe nga Gjykata Kushtetuese. Ata që e kundërshtojnë këtë marrëveshje e bëjnë politikisht sepse kundërshtojnë çdo gjë që bënë qeveria dhe ka një lloj fryme racistësh injorant. Këta harrojnë se Berisha ka nënshkruar marrëveshjen për muxhahedinët dhe ata tani kanë ngritur zonën e tyre në Durrës, madje u drudhua edhe për organizime terroriste. Pavarësisht kritikave nuk mendoj se jeta normale është penguar nga prezenca e tyre. Ata që janë kundër kësaj marrëveshje për mendimin tim ata s’kanë asnjë të drejtë që të kundërshtojnë këtë marrëveshje, partnerët tanë s’ka kanë asnjë borxh që na kanë pritur në dyert e tyre dhe ne kur ata kanë nevojë ti mbyllim dyert. Ne si shoqëri duhet që të jemi tolerant ata nuk do marrin rezidentë, ata janë të përkohshëm, ata nuk janë nisur për në Shqipëri, edhe po të duam ne ata nuk rrinë këtu. Këta thonë se Lezha do cenohet nga një kamp, ai është larg plazhit të Shëngjinit. Ata do të izolohen më shumë se muxhahedinët që janë në Durrës.

Pse zonat e mbrojtura kaloi si ligj pas shumë përplasjesh dhe protestash që ka bërë opozita?

Unë jam kundër për të lejuar ndërtime në zonat e mbrojtura. Ne jemi ende të papërgatitur për këtë ligj që mund te zhvilloj zonat e mbrojtura, por ne nuk mund të lëmë që 20 e këtyre zonave të administrohet nga bashkitë. Ne nuk kemi bashki kualitative. Si mundet të mbash në kontroll që ky ligj nuk do kapërcehen kufijtë nga bashkitë, ku ti në mes të Tiranës, nuk i ke kontrolluar shumë ndërtime dhe kulla. Në sheshin Skënderbej të janë ndërtuar objekte që kanë deklaruar se kanë mbi 10 kate pa leje. Kur ti nuk kontrollon dot këtë territor, si mund të besoj unë se në zonat e mbrojtura, në kepin e Rodonit, në Butrint, nuk do shkatërrohet trashëgimia kulturore. 80% e turistëve në Shqipëri vijnë për trashëgiminë kulturore. Nëse ne e shkatërrojmë atë për ca do vijnë ata, ata vijnë për shkak të historisë dhe për shkak të kulturës sonë. nëse ne zonën e Butrintit e urbanizojmë bëjmë pallate nuk ka më atë interes nga turizmi që ka tani. Jam i bindur se 20 për qind e zonave të mbrojtura që do administrohet nga bashkitë do dal jashtë kontrollit të shtetit dhe do të behet pjesë e abuzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat