Vodhën shuma parash në biznesin në Sauk, arrestohen tre persona në Elbasan

Shqipëria

Vodhën shuma parash në biznesin në Sauk, arrestohen tre persona në Elbasan

Më: 5 mars 2024 Në ora: 09:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë arrestuar në Elbasan pasi kanë vjedhur një biznes në Sauk.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit B. S., 53 vjeç, E. K., 37 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç,  pasi vodhën kasafortën me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan.

Gjithashtu, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit E. Gj., 27 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat