Anëtarësimet e reja në PS, Rama nga Lushnja: Të vetëdijshëm për progresin, por cikli ynë i qeverisjes është i pambyllur

Shqipëria

Anëtarësimet e reja në PS, Rama nga Lushnja: Të vetëdijshëm për progresin, por cikli ynë i qeverisjes është i pambyllur

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Lushnje, ku pati anëtarësime të reja në Partinë Socialiste.

Rama deklaroi se ky proces do të shtrihet në të gjithë vendin, si domosdoshmëri që Partia Socialiste të hapet dhe të ripërtërihet.

Sipas kreut të qeverisë, vendi ka shënuar progres, por cikli i qeverisjes socialiste është një cikël i pambyllur, ndaj duhet të vazhdohet me ecurinë e reformave.

“Ky është një proces i shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në të gjithë organizmin e Partisë Socialiste. Është një proces që lidhet me domosdoshmërinë që Partia Socialiste të hapet, të ripërtërihet dhe të shtrihet përtej kufijve të vjetër partiakë në territor. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që progresi që kemi bërë, e ka hapur një portë të re për Shqipërinë. Por kjo portë e re nuk duhet mbyllur. Cikli ynë i qeverisjes, është një cikël i pambyllur. Të gjitha kantierët e reformave janë kantiere të pambyllura. Duhet të bëjmë çmos që të arrijmë objektivat stategjikë të vizionit “Shqipëria 2030”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat