Rrezikohet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm që shkundi Malin e Zi? Sizmologu zbardh detajet

Shqipëria

Rrezikohet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm që shkundi Malin e Zi? Sizmologu zbardh detajet

Më: 14 mars 2024 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Sizmiologu Rrapo Ormëni, gjatë një emisioni televiziv tha se Shqipëria nuk rrezikohet pas tërmetit të ndodhur në Mal të Zi në orët e para të mëngjesit.

Ai u shpreh se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.

“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vertëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos na mal të zi, tërmeti ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme, është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht.

Është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”, tha Ormëni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat