Trafik kokaine drejt Italisë! Policia jep detajet për grupin kriminal, kush janë tre shqiptarët që ranë në pranga në Vlorë

Shqipëria

Trafik kokaine drejt Italisë! Policia jep detajet për grupin kriminal, kush janë tre shqiptarët që ranë në pranga në Vlorë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani.

Sipas policisë, operacioni, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani.

Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga  Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat