Kryeministri Berisha në 22 vjetorin e BSPSH-së - Bota Sot
Kryeministri Berisha në 22 vjetorin e BSPSH-së

Shqipëria

Kryeministri Berisha në 22 vjetorin e BSPSH-së

Më: 18 maj 2013 Në ora: 12:03

Kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana, me rastin e 22 vjetorit të Grevës së Përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë – BSPSH është një organizatë vullnetare ,e pavarur, në mbrojtje te interesave social- ekonomike të punonjësve të Shqipërisë dhe sindikata më e madhe në vend. Ajo u themelua në 20 mars 1991. Në 22 vitet e funksionimit të saj, ka përkrahur dhe mbështetur si aleate Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe ka në anëtarësi 120 mijë punonjës të Shqipërisë. Për kontribut të shquar në rrëzimin e simboleve komuniste dhe luftën për demokraci BSPSH është dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” .
Në këtë merrnin pjesë gjithashtu edhe Ministri i Punës, Spiro Ksera si dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha u shpreh: “
“Asgjë nuk do më pengonte të vija këtu për tu përulur me nderimin më ë madh ëpërpara atyre që bënë historinë dhe shënuan një kthesë të madhe në rrjedhën dhe zhvillimëet në Shqipëri. Kur PPSH grabiti me dhunë zgjedhjet e 31 Marsit dhe po bënte gjithëçka për të konsoliduar pushtetin e saj të paligjshëm, ndeshi me rezistencën e BSPSH-së, të cilat organizuan grevën e urisë që rrëzoi në mënyrë përfundimtare rregjimin diktatorial, rregjimin hoxhist të përfaqësuar nga Ramiz Alia”,u shpreh Berisha.
Kryeministri në fjalën e tij tha se heronjtë kryesorë dhe më të mëdhenjë janë tek masat dhe tek njerëzit e thjeshtë, prandaj e dhe mirënjohja ndaj tyre do të jetë e pakufishme.
“Përballja e madhe epike që u bë në Maj të vitit 1991 ndaj rregjimit, kishte një objektiv, një qëndrim madhor, që të ecnim drejt Europës, dhe ju këtë përballje nuk e bëtë as për rroga dhe as për strehim, edhe pse këto nuk i kishit. Këto 20 vite kemi bërë përpjekje të mëdha dhe e kemi patur të vështirë, por mundi dhe djersa e shqiptarëve ka bërë që ky vend të ndryshojë. Shqipëria që morrëm në vitin 1990 me Shqipërinë e sotme, i ndan shekuj nga njëra – tjetra. Shqipëria e sotme u ndërtua mbi bazën e Partisë demokratike. Forca politike që ju mbështet është forca që ka firmosur çdo dokument të ëndrrës tuaj europiane dhe demokratike. Kjo forcë, në pushtet apo në opozitë, kurrë nuk i është shmangur përpjekjes për integrimin euoropian”, tha kryeministri.
Më pas kryeministri Berisha ka folur për arritjet e Shqipërisë në këto vite, nga antarrësimi në NATO, heqja e vizave, deri tek përpjekjet për marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian, duke theksuar se forca tjetër politike, bijtë e atyre që u përmbysëm me grevë urie në vitin 1991 jo vetëm që nuk firmosi asnjë akt por i ka luftuar me të gjitha mënyrat.
Berisha bëri një përshkrim të përpjekjeve që sipas tij bëri Edi Rama me Partinë Socialiste që vendi të mos fitojë integrimin e plotë. Berisha tha se pas 20 vitesh Rama po hakmerret për vaterlonë që pësuan prindërit e tyrë, por sipas kryeministrit, Rama do shënojë humbjen e ‘Vaterlosë’ së ardhshme më 23 Qershor.
“Forca tjetër në krye të të cilëve janë bijë e atyre që përmbysët me grevë urie ne 91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, por iu kundërvunë në mënyrën më të egër cdo përpjekje të shqiptarëve për integrim. Në pranverë të 2006, kur nuk firmosën MSA me BE, Rama urdhëoi deputetet më bori në parlament, për tu thënë evropiane se ky vend nuk ka parlament. Bëri gjithçka për bllokimin. Dhe sot pas 22 vjetësh hakmerret për Vaterlonë e humbur botërisht. Kurse ne jemi të bindur dhe ecim të sigurt për fitoren e një Vaterloje tjetër. Për bijtë e etërve që bllokuan integrimin, 23 qershorit është dita e gjykimit dhe projekti i madh evropian për cdo shqiptar”, u shpreh Berisha.
Kryeministri ka garantuar se do të bëjë gjithçka për sindikatat, çdo kërkesë të tyre duke theksuar se fitorja do jetë e PD dhe pas 23 Qershorit.
“23 qershori po vjen dhe ju jap fjalën se qeveria do bëjë gjithçka, për rroga dhe kushte më të mira për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Dhe unë besoj se e dëshmuam këtë gjatë viteve dhe do e dëshmojmë sërish. Kam shpallur jo pa qëllim 700 dollarë rrogën e mësuesit dhe dua t’u them zyrtarëve të tjerë se ju jeni shumë të rëndësishëm por misonarë më të rëndësishëm të këtij kombi janë mësuesit”, tha kryeministri.
Berisha premtoi se qeveria është e vendosur të plotësojë maksimumin e kërkesave të që do të paraqes BSPSH-ja, pasi ky është një borxh dhe një detyrim moral ligjor i gjithanshëm ndaj ndaj sindikatatave që shënuan një kthesë të madhe në histori.
“Propozimi për pensionet e minatorëve në moshën 55 vjeç do të bëhet realitet shumë shpejt”, përfundoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...