Programi qeverisës, Berisha: “Piktori”, frikë nga debati me opozitën dhe megamashtrimet e tij

Shqipëria

Programi qeverisës, Berisha: “Piktori”, frikë nga debati me opozitën dhe megamashtrimet e tij

Më: 10 shtator 2013 Në ora: 20:12

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka frikë nga debati me opozitën. Duke iu referuar propozimit të PS-së për të debatuar në seancën e nesërme programin qeverisës, Berisha tha se maxhorancës i ka hyrë frika deri në palcë nga megamashtrimet e tyre.
“Te dashur miq, sot kreu i mazhorances se premtimeve antiglobaliste, droges dhe parave te krimit, tregoi se ka tmerr nga debati. Ndaj dhe kerkon te paraqes ne Parlament, fshehtas, programin e qeverise se tij pa jua dorezuar per ta lexuar paraprakisht, deri ne kete moment, deputeteve te opozites. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne historine e nje Parlamenti te lire. Nuk po permend vitin 2009, se PS nuk hyri ne Parlament fare, por ne vitin 2005 ne e dorezuam programin e qeverise deputeteve me date 6 shtator. Opozita pasi u njoh me te beri 700 pyetje. Debati u zhvillua me dt 9 -10 shtator. Neobllokment mbajne sekret nga deputetet e opozites programin sepse ata kane tmerr nga megamashtrimet e tyre programore.”- shkruan Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat