DASH: Kerry, në Tiranë për reformën në drejtësi dhe Byronë - Bota Sot
DASH: Kerry, në Tiranë për reformën në drejtësi dhe Byronë

Shqipëria

DASH: Kerry, në Tiranë për reformën në drejtësi dhe Byronë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 11:17

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur edhe zyrtarisht axhendën e vizitës së Sekretarit amerikan, John Kerry, në Tiranë.

Përmes një njoftimi të kësaj të diele, zyrtarë të lartë të DASH-it japin të parat informacione në lidhje me synimet e kësaj vizite dhe se, përse e kanë ndërmarrë në këtë moment në Tiranë. Në ditën e Shën Valentinit, Sekretari Kerry do të qëndrojë për rreth 4 orë. Me të zbritur avioni në Aeroportin “Nënë Tereza”, John Kerry do të ketë një takim me ministrin Bushati e më pas me kryeministrin Rama.

Sfida më e madhe në Shqipëri është sigurisht rrugëtimi drejt BE-së dhe lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zbatimi i ligjit marrin një rëndësi të veçantë. Tashmë në Shqipëri, - siç thekson DASH, - politikanët janë në një situatë specifike për adresimin e këtyre problemeve. Ata kanë arritur sukses me një proces shumë të debatuar gjatë vitit të kaluar, për t’u përballur me kriminalitetin në politikë, sepse kanë persona mes partive më të mëdha të vendit, por edhe në Parlament, të cilët akuzohen për krime të kryera dhe për mos mbajtje përgjegjësie. Por këtë duhet ta tejkalojnë.

Ndërkohë që tashmë janë duke punuar mbi një paketë më të gjerë të reformës në drejtësi, një proces që pritet të forcojë sistemin e tyre ligjor etj. Në tryezën e Presidentit ndodhet një paketë ligjore të shtyrë përpara nga partia e kryeministrit Rama. Qeveria e drejtuar prej tij është në negociata me partinë më të madhe në opozitë, një prej arsyeve përse Sekretari po shkon atje për të përforcuar mesazhin se kjo paketë specifike legjislative është pjesë e spastrimit të Shqipërisë, jo vetëm që të hedhë një hap më të sigurtë drejt Bashkimit Europian, por edhe për të përmirësuar klimën për investime të huaja.

Sa i përket paketës legjislative, amerikanët thonë se kanë dhënë këshilla konkrete në lidhje me hartimin e draftit, ashtu sikurse dhe në terma balancimi. Po i ndihmojmë ata t’i bëjnë gjërat siç duhet, apo siç u sugjerohet nga ekspertë këshilltarë të Këshillit të Europës. Disa prej strukturave të tyre që kërkojnë të formojnë apo riformatojnë, janë të ngjashme me ato të sistemit të drejtësisë amerikane. Për shembull, ata duan të krijojnë një strukturë hetimore të tipit Byro Federale e Hetimit (FBI), të cilën nuk e kanë. Ajo do t’ua sillte sektorin e tyre të drejtësisë në të njëjtën linjë me normat europiane dhe amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...