Gardistë si agjentë të CIA-s dhe blindato amerikane, ja si u ruajt Kerry (Foto) - Bota Sot
Gardistë si agjentë të CIA-s dhe blindato amerikane, ja si u ruajt Kerry (Foto)

Shqipëria

Gardistë si agjentë të CIA-s dhe blindato amerikane, ja si u ruajt Kerry (Foto)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 21:52

Përveç helikopterit të forcave ajrore shqiptare që monitoronte nga ajri, në tokë siguria fizike eSekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së sotme zyrtare në Tiranë, në një pjesë të gjerë iu besua edhe Gardës së Republikës.

Kjo e fundit kishte përzgjedhur efektivët e saj më të mirë, si dhe i kishte pajisur me kostumë të posaçëm, aq sa, po mos t’i njohësh personalisht, mund të të krijohet përshtypja se janë agjentë të CIA-s amerikane.

Megjithate, spikat edhe nje agjent i cili mund te kete qene vertet i CIA-s, prane nje fuoristrade te bardhe GMC.

Ndërkohë, John Kerry u shoqërua nga dy fouoristrada të blinduara amerikane General Morors, që sipas të gjitha gjasave, janë në dispozicion të ambasadës amerikane në Tiranë.

Qentë anti-minë dhe agjentë të shumtë policie ndodheshuin kudo.

Gjatë takimit që Kerry pati në Muzeun Kombëtar të Historisë me pjestarë të shoqërisë civile, valët e celularëve u ndërprënë, për të shmangur ndonjë atentat të mundshëm me bombë.

Vërtet masa maksimale sigurie…

helikopteri

Forca te policise, duke vezhguar rrugen prane aeroportit

Policia Garda

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...