Elvis Roshin e mbështet gjithë Kavaja, ja çfarë kanë organizuar sot në orën 19:00

Shqipëria

Elvis Roshin e mbështet gjithë Kavaja, ja çfarë kanë organizuar sot në orën 19:00

Më: 31 maj 2016 Në ora: 15:39

Socialistët e Kavajës, të cilët i dhanë Elvis Roshit mandatin e dytë në krye të një bashkie që konsiderohej si bastion i djathtë duket se kanë dalë në mbrojtje të vendimit që Roshi dha sot për të lënë këtë bashki.

Të gjitha ata sot do të dalin përpara bashkisë për ti treguar Roshit mbështetjen si dhe për të treguar se ky do të jetë një fillim i ri i rrugës së përbashkët. 

Lajmin e ka njoftuar kryetari i PS-së në Kavajë, Gentian Daja.

“Sot në orën 19.00, para Bashkisë Kavajë, do dalim te gjithë së bashku ne mbështetje te mikut tone te përbashkët, Elvis Rroshit, personit qe i dha Kavajës fytyre te re, gjallëroi qytetin, ndryshoi mentalitetin e institucionit dhe kërkoi pafundësisht mbështetjen e qeverisë për vendin e tij. Gjithsecili është i ftuar te jete së bashku me ne në këtë moment qe nuk është fundi, por fillimi i rrugës sonë”, shkruan Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat