Berisha reagon për skandalin me Rita Orën në aeroportin e Rinasit

Shqipëria

Berisha reagon për skandalin me Rita Orën në aeroportin e Rinasit

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 18:10
Sali Berisha

Një lajm se avioni që po bartte këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Orën, nuk është lejuar të ulet në Aeroprotin e Rinasit në Shqipëri ka qarkulluar tërë ditën nëpër media.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili rastin e ka quajtur skandaloz.

Një skandal i ri. Një akt tjetër i turpshëm, aeroporti i Rinasit, një shpartallinë, nuk pranon uljen e avionit të Rita Orës”, shkruan Berisha në Faceook.

“Refuzimi i uljes së avionit të Rita Orës, këngetarës shqiptare me famë botërore, që do të vinte të bashkohej me Chris Braën në një koncert ne Durrës është një dëshmi e shëmtuar e mosfunksionimit të shtetit, institucioneve te tij përgjegjëse për fluturimet në aeroportin e vetëm civil të vendit”.

Berisha ka reaguar, por megjithatë lajmi se arsye e mosardhjes së Rita Orës në Shqipëri ishte pamundësia për të ateruar në Rinas, nuk është ende i konfirmuar.

Vet këngëtarja në një postim të saj në Instagram nuk ka dhënë arsyen për mosardhje në Shqipëri.

“Shqipëri, jam shumë e mërzitur që nuk mund të vijë. Do të doja shumë të isha me ju sonte përkrahë Chris Brown”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat