Burimet nga Ora News bëjnë të ditur se komisioneri Johanes Hahn mësohet se i ka dërguar një email tre liderëve kryesorë të vendit, zotit Rama, Basha dhe Meta mëngjesin e sotëm.
“U surprizova nga lajmet e natës. Është koha të votohet sipas asaj që ramë dakord bashkarisht. Thjesht mirëpresim votën konsensuale sipas marrëveshjes politike të arritur” mësohet të jetë shkruar në email.
Reagimi i tij vjen menjëherë pas atij të eurodeputetit Fleckenstein.
Fleckenstein tha “lërini diskutimet, votoni!”