Berisha: Ja detaji që nuk u bë publik nga policia në ngjarjen ku u vra efektivi i FNSH-së

Shqipëria

Berisha: Ja detaji që nuk u bë publik nga policia në ngjarjen ku u vra efektivi i FNSH-së

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 17:26
Sali Berisha në Facebook

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit të FNSH, Adrian Kodra që mbeti i vrarë sot në Torovicë të Lezhës pasi u qëllua me mitroliz nga 27-vjeçari David Qosja.

Përveç ngushëllimeve të familjarëve, Berisha zbulon një detajin i cili nuk u bë i ditur nga policia. Në mesazhin e Berishës flitet për një tjerër të plagosur në radhët e policisë, të cilit i uron shërim të plotë.

“Dhimbje, nderim e respekt per efektivin e FNSH Adrian Kodra, qe ra sot ne krye te detyres. Ngushellime familjareve, sherim te plote shokut te tij te plagosur”,- shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat